Termat e përdorimit

Mirë se vini në Lajme.al

Me qasjen në Lajme.al dhe përdorimin e përmbajtjes së faqes, ju keni pranuar që të mbani përgjegjësinë ligjore për t’iu përmbajtuar këtyre Termave të Përdorimit.

E përgjithshme

Lajme.al mund të përditësojë dhe ndryshojë këto Terma të Përdorimit në çdo kohë, prandaj ju inkurajon që ta ndiqni këtë faqe me kujdes dhe në mënyrë të rregullt. Çfarëdo ndryshimi apo plotësimi i këtyre Termave të Përdorimit ndodh pa paralajmërim dhe vazhdimi i përdorimit të faqes Lajme.al nënkupton që përdoruesi mirëkupton dhe pajtohet me këto Terma.

E drejta autoriale

Përmbajtja e faqes së Lajme.al përfshin “tekstin” (titujt dhe përmbajtjen e artikujve) zgjedhjen, rënditjen dhe dizajnin. Përmbajtja është pronë e Lajme.al dhe mbrohet nga e drejta autoriale (ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta) dhe nga  normat e etikës profesionale.

Përdorimi i përmbajtjes së Lajme.al

Përmbajtja e faqes Lajme.al mund të shfrytëzohet për përdorim privat dhe përdorim jo-përfitues. Përmbajtja mund të përdoret për qëllime përfitimi vetëm në sasi jo të konsiderueshme, dhe vetëm duke mos e redaktuar apo modifikuar atë.

Me qasjen në Lajme.al, përdoruesi pajtohet që të mos riprodhojë, ritransmetojë, shpërndajë, shfaqë, shesë, publikojë apo qarkullojë këtë Përmbajtje te kushdo. Herë pas here Përmbajtja mund të riprodhohet, përpunohet, shpërndahet apo shfaqet në sasi jo të konsiderueshme për qëllime jo-komerciale dhe komerciale.

Kjo nënkupton përdorimin e sasisë së tekstit që nuk mund të jetë më shumë 1/3 e komplet artikullit, dhe kjo kushtëzohet me futjen e këtij teksti në thonjëza dhe me citim të tekstit origjinal dhe burimit e artikullit nga Lajme.al (linku i artikullit).

Një pjesë e Përmbajtes së faqes Lajme.al do të ofrohet nga përdoruesit. Pronar i kësaj Përmbajtjeje është autori/ja i/e saj dhe jo Lajme.al

Ofruesi i Përmbajtjes pajtohet që t’i japë faqes Lajme.al një të drejtë dhe licencë të përhershme dhe pa-pagesë për të përdor, riprodhuar, modifikuar, adaptuar, publikuar, përkthyer, shpërndarë, transmetuar, dhe për të transferuar apo për të shitur një Përmbajtje të tillë, dhe të përdorë emrin e autorit apo të dhëna të tjera në lidhje me atë Përmbajtje.

Vizituesi i faqes Lajme.al ka të drejtat e përmenduara më lartë për të përdorur një Përmbajtje të tillë.

Të gjitha kërkesat për përdorim privat, jo-përfitues apo përfitues (vetëm në sasi jo të konsiderueshme) duhet të bëhen duke kontaktuar redaksinë e faqes në [email protected] 

Faqja Lajme.al do t’i përgjigjet mospërmbushjes së këtyre Termave të Përdorimit në gjykatat kompetente në Republikën e Shqipërisë dhe duke iu drejtuar Autoritetit të Mediava Audiovizive, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare  etj.

Disclaimer (Mohimi)

Lajme.al dhe Përmbajtja e saj e interesit të përgjithshëm përbëhet nga fakte, opinione dhe vështrime të personave juridikë, institucioneve dhe organizatave. Faqa Lajme.al nuk mbështet dhe nuk promovon opinionet dhe vështrimet e tilla. Lajme.al bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Përmbajtja në faqen e saj të jetë sa më e saktë, e plotë dhe në kohë; megjithatë, Lajme.al nuk bën premtime apo jep garanci lidhur me saktësinë, plotësinë apo përshtatshmërinë kohore në faqen e saj, dhe mohon detyrimin ligjor për gabimet apo lëshimet në Përmbajtjen e kësaj faqe.

Lidhje në faqe të treta

Lajme.al mund të përmbajë lidhje për faqe të cilët nuk mirëmbahen nga Lajme.al

Përdoruesi i faqes Lajme.al pajtohet që Lajme.al nuk është përgjegjëse për përmbajtjen apo mirëmbajtjen e faqeve të tilla. Gjithashtu, një lidhje në një faqe tjetër nuk nënkupton që Lajme.al mbështet përmbajtjen apo mirëmbjatje e asaj faqeje.

Përmbledhje

Këto Tërma të Përdorimit dhe të drejtat dhe detyrimet e përdoruesit udhëhiqen dhe qeverisen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë.