Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është marrë një vendim i rëndësishëm.
Basha bën “prapa kthehu” dhe i hap rrugë rikthimit në parti të ish- deputetes Jozefina Topalli.
Propozimi i miratuar sot kthen në Këshillin Kombëtar ish- kryetarët e Kuvendit krahas ish- presidenteve, ish- kryeministrave dhe ish- kryetarve të PD-së.
Kështu pak kohë pasi u la jashtë listave për deputetë, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mund të rikthehet në njërin nga organet më të larta të Partisë Demokratike si është Këshilli Kombëtar.
Ky propozim u bë nga Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post