Ish-presidenti Donald Trump kritikoi ashpër dje Presidentin Joe Biden për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani. Trump dhe e akuzoi Biden se i dha ushtrinë amerikane talebanëve. Deklaratat i bëri në një tubim me mijëra mbështetës në Cullman, Alabama.
“Kjo do të kujtohet si një nga humbjet më të mëdha ushtarake të të gjitha kohërave,” tha Trump.
Ish-presidenti e quajti situatën në Afganistan një poshtërim, duke pretenduar se nuk ishte tërheqje, por më tepër “një dorëzim total”.
Trump i tha turmës të mbledhur se “kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president.”
“Çështja këtu nuk është largimi nga Afganistani, çështja është paaftësia marramendëse e Joe Biden dhe neglizhenca e madhe … duke krijuar poshtërimin më të madh strategjik që kemi parë ndonjëherë si vend.Me mua në detyrë, talebanët nuk do të kishin ëndërruar kurrë të kapnin aeroportin tonë ose të parakalonin me armët tona amerikane. Nuk do të kishte pasur evakuim urgjent të ambasadës dhe asnjë rrëzim të flamurit tonë. Sepse ne do të kishim vendosur linja të qarta që talebanët kurrë nuk do të kishin guxuar t’i kalonin. Problemi me Biden është se armiqtë tanë nuk kanë frikë prej tij, ata nuk e respektojnë atë”, u shpreh u revoltuar Trump.
“Ushtria jonë po i jepet armikut”, u shpreh më tej Trump.
Ai foli dhe për marrëveshjen me talebanët në vitin 2020 për të zvogëluar numrin e trupave afgane, nëse talebanët nuk u siguronin mbështetje terroristëve. “Me kë tjetër duhet të negocioja“, pyeti ai.
Trump ra dakord për një tërheqje të plotë ushtarake deri më 1 maj të këtij viti. Administrata e Biden ka fajësuar Trump për afatin kohor që çoi në tërheqjen e dëmtuar. Biden e zgjati afatin deri më 11 shtator dhe më pas u zotua se do të ketë të gjitha trupat amerikane jashtë Afganistanit deri më 31 gusht. Ndërkohë, Trump tha se ishte i ashpër në negociata dhe i paralajmëroi talebanët: “Nëse ndodh diçka, ne do të sundojmë me terror mbi ju.” “Mos prekni qytetarët tanë amerikanë,” zbuloi paralajmërimin Trump për udhëheqësit talebanë.
Diskutime rreth kësaj post