Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku iu përgjigj pyetjeve që ata i adresuan.
Berisha tha se kur ai të vijë në qeveri do të bëjë që popullsia shqiptare të rritet. Ish-kryeministri iu referua ndër të tjera, grupit të Enklejd Alibeajt,I cili u tërhoq nga bashkimi i dy statuteve, që t’i hapte në këtë mënyrë rrugë gjykimit të vendimit të Zhukrit për kontrollin e PD.
Bersiha tha se Edi Rama se ka marrë peng vendimin e gjykatës të Shkallës së Parë dhe nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive politike.
“Kemi marrje peng të vendimit të Gjykatës nga data 25 mars deri sot me qëllimin që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje ose të detyrohemi të futemi siç u futëm para vendimit të gjykatës me koalicion tjetër 2007-2014 numri i popullsisë në Shqipëri erdhi duke u rritur dhe jo duke rënë. Ndërsa në 7 vite të kësaj qeverisje janë larguar 744 mijë shqiptarë. Ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet nga viti në viti, ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e rinisë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post