Në Kroaci, një alarm i kuq i motit është në fuqi për shkak të erërave të forta dhe uraganëve për rajonin e Rijekës, Kvarner dhe Kanalin Velebit, dhe shumë rrugë janë mbyllur plotësisht ose për kategori të caktuara automjetesh.
Stuhi me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë janë të mundshme, transmeton Index.hr.
Paralajmërimet e verdha dhe portokalli janë në fuqi për pjesën tjetër të vendit, edhe për shkak të erërave të stuhishme, ndërsa në Sllavoni, në zonat e Zagrebit dhe Karllovacit dhe në male, alarmi i verdhë është në fuqi për shkak të borës së mundshme.
Për shkak të erës së fuqishme, rruga A1 ndërmjet Sveti Rokut dhe Posedarjes është plotësisht e mbyllur për qarkullim, ndërsa në disa rrugë është në fuqi ndalimi i lëvizjes për autobusët dykatësh, motoçikletat dhe mjetet me rimorkio.
Diskutime rreth kësaj post