Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përballet me probleme të mëdha pas goditjes së stuhisë “Hank”, mes qindra paralajmërimesh për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash dhe mijëra familje pa energji.
Stuhitë më të forta të erës u regjistruan dje, të martën, pasdite në Isle of Wight, në jug të Anglisë, ku shpejtësia e erës arriti në 150 kilometra në orë. Ndërkohë, shërbimet e urgjencës thanë se një burrë vdiq në Gloucestershire pasi një pemë ra mbi makinën e tij.
Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në Angli dhe Uells që nga mëngjesi i sotëm. Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, e cila mbledh të dhëna nga të gjithë ofruesit e energjisë elektrike, rreth 10,000 klientë janë ende pa energji elektrike.
Disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se sot do të ketë probleme në qarkullim. Autostrada Kombëtare, e cila menaxhon autostradat, ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve.
VIDEO
VIDEO: Storm Henk has lashed parts of southern Britain with strong winds and heavy rains, causing flooding in the Southwell area in Nottinghamshire. The Met Office has issued a severe yellow warning for rain and wind in Southern England and Wales. pic.twitter.com/KkjqPNabnM
— AFP News Agency (@AFP) January 3, 2024
Diskutime rreth kësaj post