Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme Grupin Parlamentar. Siç mëson gazetari Stafa, në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat do të jetë seanca e nesërme plenare, e cila pritet të miratojë qeverinë e re dhe programin qeverisës “Rama3”.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
“Sot, në orën 19:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi lidhur me seancën nesër, seancë me tepër rëndësi”, thuhet në njoftimin nga selia blu.
Diskutime rreth kësaj post