Erion Veliaj është kthyer prej kohësh në politikanin më të sulmuar në PS, edhe para se të zgjidhej kryebashkiak i Tiranës.
Arsyet janë të shumta, por mediat pranë PD-së kanë zbuluar atë më kryesoren.
Sipas tyre, Rama e ka projektuar Veliajn si pasardhësin e tij në krye të PS-së.
Edhe sot e kanë evidentuar këtë fakt, me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Sipas tyre, fakti që Erion Veliaj ka mbajtur fjalimin e parë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, tregon se ai është zgjedhur nga Rama si pasardhësi i tij.
Në fakt është argument banal, pasi për nga rëndësia, zakonisht është aq që flet i fundit, pasi këtë argument e përdorin edhe pse Veliaj foli i pari në Kongresin e PS-së.
Për më tepër, ceremonia e sotme ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe jo Rama, që nuk ka marrë fare pjesë.
Veliaj është një politikan me peshë në PS dhe në një të ardhme edhe mund të synojë të zërë postin e Ramës, por kjo nuk përcaktohet nga fakti se ku flet dhe kur flet.