Policia e Fierit vuri në pranga dy të rinj nga Gjirokastra pasi janë kapur duke transportuar klandestinë.
Në kuadër të operacionit “Premtimi” ata kanë marrë para nga katër refugjatëve pakistanezë për t’i dërguar drejt Italisë.
Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, kundrejt shumës 1200 euro, kanë ndihmuar për të kaluar tranzit në Itali të katër shtetasve pakistanezë.
“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë” bën me dije policia
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post