Policia kufitare e aeroportit të Rinasit ka arrestuar dy persona për falsifikim dokumentash.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, si edhe Bylbil Muja , 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës janë prangosur pasi dyshohet se kanë konsumuar dy vepra penale, ku njëra prej tyre është ajo e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e kufirit.
Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua, Kartë Identiteti Italiane , Leje Drejtimi Italiane , Tesera sanitare.
Këto dokumenta pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumentave në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara. Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post