Policia e Tiranës është përpjekur të shoqërojë me forcë në komisariat një prej protestuesve te ‘Unaza e Re’. Por kjo përpjekje është bllokuar nga protestuesit e tjerë në zonë. Ata i kanë bllokuar rrugën për disa minuta furgonit të policisë, çka detyroi efektivët të nxirrnin jashtë burrin.
“Më kanë dhunuar brenda në furgon. Nuk e po merrja vesh nga më vinin grushtat”, tha protestuesi përpara kamerave. “Më gjuajtën dhe më pastaj më kërkuan falje”, tha i indinjuar protestuesi, i cili lëshoi fyerje të rënda ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.
Sot është dita e 24-t e protestës te ‘Unaza e Re’, aty ku banorët kërkojnë dëmshpërblim real për banesat dhe bizneset e tyre që parashikohet të prishen si pasojë e zgjerimit të rrugës.
Diskutime rreth kësaj post