Është arrestuar nga Policia e Korçës një 78 vjeçar maqedonas, i shpallur në kërkim prej kohësh nga Interpol.
Në pranga ka rënë Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar-Maqedoni.
Ai është arrestuar një ditë më parë në pikën kufitare të Qafë-Thanës, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.
Arrestimi i tij u bë pasi ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim të datës 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.
Diskutime rreth kësaj post