Në kulmin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër ngjarje e agravon edhe më shumë përplasjen SHBA-Turqi.
Ambasada amerikane në Ankara është qëlluar me breshëri plumbash. Sipas CNN turk, ngjarja ka ndodhur në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.
Një person ka qëlluar nga një automjet me ngjyrë të bardhë në lëvizje dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.
Sulmi ka ndodhur në një moment te acaruar mes dy vendeve, sidomos pas dorëzimit të pastorit amerikan të akuzuar për spiunazh në Turqi.
Pastori Andrew Brunson akuzohet se ka ndihmuar një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016 të organizuar sipas akuzës, nga grupi terrorist që drejtohet nga kleriku turk me bazë në SHBA Fethullah Gulen. Ky i fundit i ka mohuar akuzat. Brunson i cili jeton në Turqi prej 23 vitesh është pastor i një kishe në Izmir.
#BREAKING: Shots fired at the US Embassy in Ankara #Turkey, targeting the security guards booth pic.twitter.com/Zg5VJHyB5M
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) August 20, 2018
Diskutime rreth kësaj post