Pas takimit me ministren britanike, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpjegoi për mediat shprehjen e thënë “llumi i qeverisjes së PD”.
I pyetur nga gazetarët ai tha se këto janë thashetheme të shtrembëruara që i shërbejnë Edi Ramës.
Deklarata e Bashës:
“Fraza të dala indirekt dhe nga këto shkallë janë shpifje që i shërbejnë Edi Ramës. Padiksutim që ka pasur llum këto 30 vite tranzicion, e po ashtu edhe në PD, një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk kemi mundur ta pastrojmë.
Njerëz që pastrojnë para, njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre, e që janë shantazhuar nga Edi Rama dhe e kanë promovuar atë.
Njerëz që përdorin këto para për të shantazhuar PD e që pastaj akuzojnë kryetarin e PD se po u bën presion demokratëve kjo është e ulët,” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post