Tensionet mes dy shteteve sa vijnë dhe shtohen në Mesdheun Lindor. Shteti gjermen është vendosur në krah të Greqisë. Ministri Michael Roth i kërkon Turqisë të ndalojë provokimin kundër Greqisë dhe Qipros, si dhe kërkimet në Mesdheun Lindor.
“Greqia duhet ta dijë që ne jemi në anën e saj, kur Turqia kërcënon integritetin e saj dhe atë të Qipros” tha zyrtari gjerman, duke dërguar një mesazh mbështetjeje për Athinën.
Roth theksoi nevojën për të vazhduar procesin e dialogut greko-turk dhe duke iu referuar sanksioneve të BE kundër Ankarasë , deklaroi se “Nëse vendet anëtare të BE, të tilla si Greqia, sfidohen dhe kërcënohen për sigurinë e tyre, atëherë duhet një përgjigje e qartë”.
I pyetur në lidhje me negociatat e pranimit të Turqisë në BE, Roth tha se janë të ngrira që nga viti 2016, por “fakti që ato nuk janë ndërprerë është kryesisht një mesazh i rëndësishëm për shoqërinë civile turke. Turqia është më shumë sesa thjesht Presidenti Tayyip Erdogan dhe qeveria e tij” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post