Janë rikthyer sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Gjatë komunikimit, kryeministri informoi Presidentin e Këshillit Evropian për NAVTEX-in e ri turk për eksplorime në jug të ishullit Kastelorizo.
Siç raportojnë mediat greke, Kyriakos Mitsotakis i vuri në dukje Michel se ai do të paraqesë në takimin e Këshillit Evropian të 15-16 tetorit këtë veprim të ri të njëanshëm, i cili është një përshkallëzim serioz nga ana e Turqisë.
Arsyeja për komunikimin midis dy udhëheqësve ishte fakti që Turqia po dërgon përsëri anijen “Oruc Reis” për kërkime, duke treguar se po zgjedh rrugën e tensioneve, shkruan Protothema.gr.
Siç tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas më parë, veprimet e Turqisë e vendosën atë mënjanë dhe iu referuan deklaratës së Josep Borrell se një nga çështjet kryesore që do të trajtohet nga ministrat e jashtëm të BE në takimin e sotëm do të jetë janë “shpimet turke në Mesdhe”.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish ditën e sotme. Turqia publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin.
Diskutime rreth kësaj post