Zyrtarët e lartë amerikanë dhe kinezë kanë shkëmbyer retorika të ashpra në bisedimet e para të nivelit të lartë midis administratës së presidentit Biden dhe shtetit kinez, të cilat u zhvilluan në Alaskë. Zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara për nxitje të shteteve “për të sulmuar Kinën”. Marrëdhëniet midis dy superfuqive janë në tensionimet e tyre prej vitesh. Lidhjet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë dëmtuar në vite ndërsa administrata Biden nuk kishte dhënë sinjale nëse ishte e gatshme të ndryshonte qëndrimin e vijës së ashpër të ndërmarrë nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, sinjale të cilat nuk kishin ardhur as nga Kina.
Pala amerikane tha se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij. “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën e fortë dhe ne gjithmonë do të mbrojmë parimet tona, për njerëzit tanë dhe për miqtë tanë”, tha këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe Këshilltarit të Shtetit Wang Yi në Ankorixh se pala amerikane do të diskutonte “shqetësimet e saj të thella” në lidhje me veprimet kineze në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan, si dhe sulmet kibernetike ndaj Bashkuara Shtetet dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve. “Secila prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global”, tha ai.
Diplomati i lartë kinez, zoti Yang iu kundërpërgjigj palës amerikane me akuza. Sipas tij Shtetet e Bashkuara janë duke përdorur fuqinë e tyre ushtarake epërsinë financiare për të bërë presion ndaj vendeve dhe për abuzim të sigurisë kombëtare për të kërcënuar të ardhmen e tregtisë ndërkombëtare. Akuzat u ndoqën nga deklarata të tilla si Hong Kongu dhe Tajvani janë pjesë të pandara të territorit të shtetit të Kinës dhe një kundërshtim i prerë i asaj që e konsideroi si ndërhyrje në punët e saj të brendshme nga SHBA. Zoti Yang tha se të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara ishin në një pikë të ulët me “therjen” e afrikano-amerikanëve dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të merren me punët e tyre dhe Kina me të vetat. Më tej ai shtoi se nevojitet që SHBA të braktisë mendësinë e Luftës së Ftohtë.
Kjo deklaratë vjen pas aludimeve dhe vlerësimeve të analistëve dhe njohësve të politikës ndërkombëtare, se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë një lu,ftë të ftohtë me njëra tjetrën, duke u përpjekur që të pozicionohen secila në vendin e parë për nga influenca në planet, apo edhe të tjera arsye.
“Mënyra se si ne e shohim marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, siç ka thënë Presidenti Xi Jinping, është se ne shpresojmë të mos shohim asnjë konfrontim, asnjë konflikt, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara nga i cili të dyja vendet përfitojnë“, shtoi zoti Yang.
Në një deklaratë përpara fillimit të takimit, pala amerikane kishte bërë me dije se do të diskutonte çështje të tilla si trajtimi i Pekinit ndaj muslimanëve Ujgurë në Xinjiang, Hong Kongun , Tajvanin, sulmet kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, detyrimi ekonomik i aleatëve të SHBA etj. SHBA e quajti secilën prej çështjeve të mësipërme si veprim që kërcënon rendin dhe stabilitetin global.
“Abuzon të ashtuquajturat nocione të sigurisë kombëtare për të penguar shkëmbimet normale tregtare dhe për të nxitur disa vende për të sulmuar Kinën,” u shpreh një prej zyrtarëve amerikanë, raporton VOA.
E veçanta e këtij takimi ka qenë edhe fakti që zakonisht fjalimet hapëse të nivelit të lartë zgjasin disa minuta dhe aty janë të pranishëm edhe gazetarët. Por dy shkëmbim mes dy delegacioneve zgjati më shumë se një orë dhe në disa raste ata diskutuan se kur do të nxirreshin gazetarët jashtë dhomës së takimit. Pas shkëmbimit, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Kina kishte “shkelur” menjëherë protokollin për të cilin ishte rënë dakord, sipas të cilit palët kishin dy minuta kohë për fjalimet hapëse.
Diskutime rreth kësaj post