Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që ta rris prezencën e saj në veri të vendit. Në komunikatë thuhet se ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.
“Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në njoftim.
“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë.
Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, vazhdon komunikata.
Ditëve të fundit veriu është shqetësuar nga disa shpërthime, të cilat vijnë si shprehje e kundërshtimit të serbëve të Kosovës ndaj organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në katër komunat veriore.
Diskutime rreth kësaj post