Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Xhaçka shkruan se SHBA dhe BE duhet të këmbëngulin për dialog ndërsa Kurti e Vuçiç duhet të bisedojnë.
Mes të tjerash Xhacka shkruan Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave.
Xhaçka shprehet se Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.
Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.
Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.
Duke ndjekur çdo minutë këtë skenë pikëlluese të krizës së zgjatur artificialisht në veri të Kosovës ????????& jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve.” shkruan Xhaçka.
Më herët, ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka sulmuar kryediplomaten shqiptare Olta Xhacka, pasi reagimit të saj mbrëmjen e së martës, për situatën e tensionuar në Kosovë, gjatë muajve të fundit.
Ministrja Xhacka deklaroi se Shqipëria mbështet Kosovën u bëri thirrje autoriteteve serbe të mos justifikojnë as barrikadat dhe as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato.
Dacic në reagim thotë se Xhacka inkurajon kryeministrin e Kosovës të vijojë provokimet.
“Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë”
Në vijim, ai shton edhe më tej, ai ngarkon dhe me ngarkesë ministren për situatën që po ndodh në veri të Kosovës.
“Në vend që ta paralajmërojë që të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë”
Reagimin ministri serb e ka dhënë për agjensinë e lajmeve serbe, “Tanjug”, ku mes të tjerash ai shprehet se “Serbia do të bëjë gjithçka për paqen, me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, por po ashtu do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur popullin serb nga terrori”.
Diskutime rreth kësaj post