Pesë policë kanë mbetur të plagosur deri më tani nga përplasja me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Ndërsa janë dëmtuar 4 makina, nga të cilat njëra e shkrumbuar totalisht.
Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore efektivët e lënduar janë kthyer sërish në krye të detyrës.
“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.
Struktura ilegale, kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë për të penguar policinë, që po ndihmon kryetarin e ri të hyjë në Komunë.
Situata në veri të Kosovës, komuna me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarë shqiptarë, po shoqërohet sot me tensione.
Në të katër komunat, u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur në tubim para objektit komunal në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Diskutime rreth kësaj post