Mes të tjerash avokati Spartak Ngjela u shpreh se shenjat janë që të krijohet një parti e re, dhe jo të ketë dy PD. Ai poashtu ka kritikuar mënyrën e veprimit nga dy anët e PD-së.
Zheji: Kam një burgim gazetaresk që plani është ky. Berisha po përpiqet që të rrijë në kurrizën e legalitetit. Hyri në shtëpinë e vetë, dhe bëri një mbledhje. Nuk e nxori Bashën jashtë. Berisha tha se njerëz të armatosur bënë shantazh ndaj të rinjve të FRPD.
Ngjela: Pra ka një forcë brenda, por le ta godasin nëse është ilegale. Kanë telefona të gjithë, pse s’i xhiruan të na sillnin prova. Zonja Vokshi nuk është më kryetare. Ata e pushuan. Këta nuk e njohin atë. Partia bëhet person juridik dhe statuti duhet të njihet nga gjykata. Ata tani e kanë çuar në gjykatë që të njihet statuti. Të shihnim nëse do e marrin vendimin e gjykatës. Ky komision që ka nxjerr statutin, statutin nuk e nxjerr ligji. Prisni vendimin e gjykatës. Jashtë janë grumbulluar disa njerëz të paidentifikuar. Janë të paligjshëm si institucion. A i ka pranuar gjykata vendimet e atij që thuhet Kuvend Kombëtar i 11 dhjetorit?! S’keni vendim gjykate. Gjykata e legalizon. More vendimin e gjykatës, je i certifikuar. Nëse në gjykatë nuk ke çuar emrat e rinj që ke zëvendësuar të vjetrit, këta të fundit kanë të jenë në detyrë.
Zheji: Kjo është spirale e panjohur për opinionin publik.
Ngjela: Këta nuk kanë pasur probleme të karakterit publik. është hera e parë që ka dalë një komision për rithemelimin e Partisë.
Zheji: E ka parashikuar ligji këtë, jo rithemelimin.
Ngjela: Nëse nuk e njeh gjykata Kuvendin e Rithemelimit, çon në shenjat që do kemi një parti të re. Jo dy PD, por një parti të re.
Diskutime rreth kësaj post