Deputeti i PD Flamur Hoxha u shpreh se demokratët duhet të bashkohen e të jetë pjesë e së tërës. Sipas tij mbledhja e një Kuvendi bëhet në rrugë institucionale.
Deklarata e Hoxhës:
“Duhet ti ndajmë pak gjërat, sepse ndonjëherë mbivendosim dhe duhet ti ndajmë. Siç u tha u nis foltorja për demokraci të brendshme parti më të hapur më të fortë. Pastaj kaluan më tej do bëhem unë kryetari i PD. Ne jemi në PD. Dhe nëse gjithsekush nga ne ka të drejtë të mbledhë kuvend s’mund ta mbledhë jashtë pd. Nëse çdo përfaqësues politik do të bëjë një kuvend është i detyruar në rrugë institucionale të paraqesë firmat. Unë mendoj që demokratët bashkohen edhe në rrugë edhe në pallat të kongreseve por duhet të jenë pjesë e së tërës, pjesë e PD”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post