Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën e përjavëshme për gazetarët ka zbuluar detaje nga diskutimet brenda opozitës për veprimtarinë e tyre pas tensioneve në parlament.
Berisha u shpreh se greva e urisë është një prej opsioneve të diskutuara nga deputetët dhe është një mundësi për veprimtarinë e tyre opozitare.
“Absolutisht që është përmendur dhe ka gatishmëri të vërtetë. Greva është padyshim një opsion. Ne e kemi nisur këtë kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Arriti gjer aty ku na caktoi përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore. Ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur ndërkombëtarisht për njohuritë në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin. Enkelejdin nuk e pranojmë. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post