Pas tërheqjes nga Turqia të luftanijeve kërkimore për naftë në ujërat e Qipros, duket se tensionet në Mesdhe po bien.
Acarimet, provokimet dhe mesazhet kërcënuese nuk janë më si në fillim dhe kryeministri grek, Mitsotakis e ka përshëndetur këtë hap nga Turqia në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjithsesi Mitsotakis ka dyshimet e veta nëse ky është një hap i sinqertë, provokim nga Turqia apo vetëm një pushim i lehtë para rindezjes së konfliktit.
Kryeministri grek i kërkon President turk, Erdogan që tani ta mbyllë përfundimisht rrugën e krizës dhe të futet në rrugën e zgjidhjes.
Diskutime rreth kësaj post