Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë në periudhën e tyre më të tensionuar që kur Kosova u shpall shtet i pavarur, kështu e përshkruan situatën gazetarja Linda Karadaku, në një analizë për “Radarin Informativ”.
Kjo pasi tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan kur zyrtarët e Listës Serbe dhanë rreth një muaj më parë dorëheqjen nga institucionet shtetërore në Veri të Kosovës.
Karadaku tha se nëse çështja Kosovë-Serbi nuk zgjidhet deri në datë 21 nëntor, ultimatum i vendosur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, atëherë tensionet midis dy vendeve do përshkallëzohen.
Borrell kërkoi sot që Kosova dhe Serbia të gjejnë urgjentisht një zgjedhje, teksa theksoi se të dyja palët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore. Ai ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen pa alternativë dialogut, dhe të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor.
Përfaqësues nga Kosova dhe Sebia janë thirrur nga Borrell në Bruksel për të diskutuar për zgjidhjen e çështjes.
Dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovë, më 18 dhjetor mund të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije sot se sipas të gjitha gjasave, data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në veri, do të jetë 18 dhjetori.
Sipas saj, vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për komunat në veri do ta bëjë publik “të hënën apo të martën në mëngjes”.
Deklaratat, presidentja Osmani i bëri pas takimit të hënën me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Sakaq gazetarja Linda Karadaku, raporton se personat që do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr të Listës Serbe sot ë përzgjidhen sipas renditjes në lista nga parti të tjera serbe, më të afërta me Kosovë, dhe jo nga Lista Serbe.
Diskutime rreth kësaj post