Analisti Frrok Çupi thotë se tensionet në veri të Kosovës dhe çështja ‘Beleri’ në Shqipëri, nuk janë të rastësishme dhe i shikon si dy akte të lidhura me njëra tjetrën.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh.
Çupi shtoi se do të ishte mjaft shqetësuese, nëse vendi nuk do të kishte aleancë me SHBA dhe Evropën.
“Nuk është një koeçidencë që zjarret në pjesët e shqiptarisë po themi, jo thjesht të Shqipërisë, janë inicuar në të njëjtë kohë, ose në të njëjtën periudhë, në akordancë me njëra-tjetrën, tensionet në veri të Mitrocivës që e kanë ngurtësuar çështjet e Kosovës në të gjithë botën dhe problemi krejt artificial i Himarës, ku pritet që ky konflikt deri më tani të jetë fillestari. I shikoj si dy akte të lidhura me njëra-tjetrën dhe po shikoj që Shqipëria po sulmohet. Shqipëria po sulmohet, të jemi të qartë, të jemi të qetë, të jemi të saktë në konkluzionet tona, që Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh. Nëse Shqipëria nuk do të kishte aleancat që ka sigurisht, do të ishte shumë shqetësuese, aleancat me SHBA dhe me Evropën. Ky është problem shumë i madh për Kosovën, që praktikisht po i shqelmon këto aleanca dhe nëse vazhdon kështu, do të jetë një një situatë shumë e vështirë.
Cila është arsyeja që po sulmohet me konflikt Shqipëria? Arsyeja është disaplanëshe, në radhë të parë, fqinjët tanë kanë kriza, sidomos grekët, Greqia ka krizat e veta. Krizat e veta, si gjithnjë, në historinë e re të Greqisë janë zbrazur mbi fqinjët dhe sidomos mbi ne. Këto janë kriza identitare dhe kriza të mendimit ë Greqisë e cila shpërthen kundër nesh. Por nuk është vetëm kjo, është turizmi, problemi është ekspancioni, dhe një arsye është se Shqipëria është e merituara e shoqeve të veta në Evropë dhe në kontinentet perëndimore”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post