Seanca e sotme e Kuvendit është karakterizuar nga tone të ashpra të cilët erdhën si pasojë e përjashtimit të disa deputetëve nga grupet parlamentare përkatëse.
Në lidhje me situatën ka reaguar Jozefina Topalli, e cila u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Në një reagim në Facebook, Topalli deklaroi se e gjitha është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe se një deputet e vendos vetë nëse do të jetë i pavarur dhe jo kur një gjë të tillë e dëshirojnë kryeministri apo shërbëtorët e tij.
Postimi i plotë:
“Po shoh seancen plenare…
Kurre nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush eshte grup parlamentar e kush jo; kush eshte ne grup parlamëntar e kush jo; kush eshte me PD e kush nuk eshte.
Kush deputet duhet te flase e kush jo;
Seancen parlamëntare e drejton vetem Rrëgullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.
E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtoret e tij.
Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokfatike me qellim vrasjen e oppzites e vazhdimin e teatrit me ndonje dëputet fals!”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post