Kreshnik Spahiu ka reaguar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ për situatën e tensionuar të Albin Kurtit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Spahiu ka shkruar se në rrjete sociale ka parë thirrje nga Kosova ku me tone të ashpra thonë të mos vijnë turistë në Shqipëri.
“Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit”, iu kundërpërgjigjet Kreshnik Spahiu.
Postimi i plotë:
“Është mbushur Facebooku me thirrje nga Kosova: “Mos shkoni turist në Shqipëri deri sa të jetë Rama”.
Të dashur vëllezër, brgedeti shqiptar s’është pronë e Ramës por toka juaj e bekuar, është atdheu juaj. Tokën na e ka dhuruar Zoti si kombi më vjetër në Europë. Toka s’është e Ramës dhe ju s’jeni kope lopësh e Albin Kurtit.
Shqipëria dhe Kosova janë të përhershme, Edi dhe Albini të përkohshëm. Deti është i juaji, jo PS dhe VV.” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post