Deputeti Ervin Salianji u shpreh se Basha ka interes personal me një pakicë në parti për të krijuar zhurmë në publik.
Ai theksoi se nëse Basha tenton të dalë me lëvizje të re apo me kandidatë në zgjedhjet lokale do të ndihmojë vetëm Ramën, pasi atij i është dhënë mbështetja më parë, por nuk ia doli.
“Këtu ka dy interesa, ose interesi i një individi që do të mbajë një pjesë të vogël për të krijuar një zhurmë në publik për shkak të karrierës personale dhe të krijohen dy parti. Po flas për ish-kryetarin e partisë sepse këta e kanë partinë. Nëse ti tenton pas disa mundësish dhe të krijosh lëvizje dhe idenë se po erdha unë do të bëhet nami.
Këto janë budallallëqe që ndihmojnë vetëm Edi Ramë. Unë kam qëndruar në balancë, por do të komunikojë me publikun dhe me demokratët ashtu sikurse është. Opozita nuk mund të merret peng për interesa personale. Deputetët demokratët kanë përgjegjshmëri në raport me elektoratin dhe duan një zgjidhje. Nëse dilet me kandidatë të tjera brenda PD-së do të përçahet partia. Me çfarë kandidatësh do të dalë kur kishte siglën, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mbështetjen tonë, çfarë prove do tu japësh demokratëve?”-shprehet Salianji.
Diskutime rreth kësaj post