Vazhdojnë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, të cilat kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit. Një lëvizje e fundit e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është vënë në fokus të mediave turke.
Sikurse duket nga fotot e shpërndara për mediat nga zyra e Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një vizitë në një prej bazave të avionëve luftarakë.
Ai bisedoi me pilotët e Forcave Ajrore të bazës së Souda, duke dërguar kështu një mesazh për palën turke.
Avionët luftarakë grekë qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Në foto, mjetet luftarake “F-16 Block 52 plus” duken të pajisur me të gjithë armatimin e nevojshëm.
Nga ana tjetër, edhe Kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar pilotëve që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie.
“Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek. Vizita e Mitsotakis në bazën ajrore është komentuar edhe në shtypin turk.
Tensionet me Greqisë dhe Turqisë në Mesdhe u rritën për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e rezervave natyrore në det. /tvklan
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post