I ashpër ka qenë qëndrimi i shefit të GEETHA-s, pas kërcënimeve nga pala turke.
Gjenerali Konstantinos Floros është shprehur se Forcat e Armatosura do t’u mbyllin gojën njëherë e mirë atyre që kërcënojnë Greqinë.
“Ky është fati i përjetshëm i Greqisë, e cila është e destinuar të jetojë dhe do të jetojë. Ajo do të jetojë dhe do të përparojë në mënyrë dinjitoze dhe e lirë, pavarësisht nga të gjithë ata që e luftojnë atë në shekuj”, shton gjenerali Floros, ndërsa dërgon mesazhin anës tjetër të Egjeut: Ashtu si atëherë ajo u dha mësime lirisë dhe dinjitetit kombëtar popujve të Evropës dhe të gjithë botës dhe sot, nëse është e nevojshme të themi që Greqia është e gatshme me Forcat e Armatosura të saj të fuqishme dhe të gatshme të mbyllë njëherë e mirë ato gojë që e kërcënojnë, e fyejnë, e shajnë dhe e nënçmojnë”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post