Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se pavarësisht se presidenti Emmaunel Macron deklaroi në Tiranë se ka vendosur pezullimin e heqjes së vizave për Kosovën, ky vendim do të varet edhe nga ecuria e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një intervistë për ABC News, Xhafaj u shpreh se BE do të ketë ndërhyrje edhe më drastike nëse nuk do të ketë përshkallëzim të situatës mes dy vendeve.
“Ka një mundësi që mund të bëhet, pavarësisht se është diskutuar dhe vendimmarrja është marrë, por për situata krizash të veçanta, siç kemi parë me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pas sulmit terrorist në Izrael apo propozime të ndryshme, situatat e veçanta krijojnë gjithmonë premisa për të bërë takime, për të riparë vendime, sepse në fund të ditës, sepse duke mos qenë anëtarë, duke pasur përpara disa procese, siç është për Shqipërinë, procesi i integrimit, apo për Kosovën, edhe procesi i integrimit, dhe procesi i heqjes së vizave, sigurisht që duke pasur edhe 5 shtete të BE që nuk e njohin Kosovën, kjo ka qenë një problematikë që mund të acarohet. Si mekanizëm konkret, nuk ka një të tillë për cilin mund t’iu them. Mund të ngrihet me emergjencë me mbledhje të jasahtëzakonshme, mund të kërkohen takime të jashtëzakonshme.
Kjo do të varet edhe nga ecuria e negociatave. Nëse, sensi në institucionet e BE dhe vendet anëtare është që kjo situatë mund të vazhdojë përshkallëzimin, do të duhet, sipas optikës së tyre, të ketë ndërhyrje shumë më drastike ndaj dy aktorëve, për t’u siguruar që përshkallëzimi të kthehet pas.”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post