Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të rriten, teksa Turqia ka bërë me dije se ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi. Sipas autoriteteve turke janë gjetur burime të konsiderueshme gazi, një zbulim i cili mund të ndihmojë vendin të shkurtojë varësinë e tij nga importi i energjisë nëse gazi mund të nxirret në treg, shkruan Reuters.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideroi këtë si një lajm të mirë, të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit. Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë potencialisht nevojat e energjisë së Turqisë për 20 vjet.
Anija e shpimit të Turqisë Fatih ka operuar që nga fundi i korrikut në një zonë eksplorimi të njohur si Tuna-1, rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk në perëndim të Detit të Zi.
“Ka një gjetje të gazit natyror në pusin Tuna 1. Rezerva e pritshme është 26 trilion metra kub ose 800 miliardë metra kub, dhe plotëson afërsisht 20 vjet të nevojave të Turqisë”, thanë autoritet turke.
Mësohet se mund të duhen shtatë deri në 10 vjet për të filluar prodhimin, dhe sipas vlerësimeve paraprake kostot e investimit janë midis 2 miliardë dhe 3 miliardë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post