Ditën e sotme në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare, teksa tensionet kanë nisur që në hyrje. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.
“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.
Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në “Facebook”, dëgjohet deputeti Gazment Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.
Diskutime rreth kësaj post