Një ditë më parë u raportua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.
Marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur shpeshherë nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve. Ishte Olta ajo e cila ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit.
E për këto raportime ka folur edhe Luizi. Në një video live që realizoi në Instagram, ai u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën, e si për ta sqaruar një herë e mirë ai tha se nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”– tha Luizi.
Kujtojmë se xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” janë ende duke vijuar.
Diskutime rreth kësaj post