Kreu i PD Lulzim Basha ka debatuar në“Opinion” me analistin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të kryeministrit Rama.
Madje ai ka thënë se edhe sondazhi i nxjerrë nga Haxhiu, i cili nxirrte fitues Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit, është i manipuluar.
Reagimi i Bashës:
“Ka disa lloje makinacionesh që përdor Rama për të manipuluar zgjedhjet.
E para është përpjekja për t’i hequr opozitës komisionerët. E dyta thyerja e paktit të 5 qershorit që të fragmentojë koalicionin tonë. E treta është sponsorizimi i sondazheve fallco që t’u mbushë mendjen shqiptarëve që qeveria Rama do të qëndrojë në pushtet.
Nuk ka asnjë mundësi që kësaj shumicë dërrmuese që kërkon ndryshim, t’i mbyllet goja. Në 5 qershor u arrit identifikimi elektronik, që është për qytetarët që të mos votohet në emër të njëri-tjetrit. Paniku i Edi Rmaës që menjëherë pas 5 qershorit, dhe vendosmëria për ta peishur 5 qershorin përkundër deklaratave të partnerëve ndërkombëtarë, tregon se Edi Rama është njeriu i parë i vetëdijshëm se 25 prilli është dita e largimit të tij”, -tha Basha.
Pjesë nga debati:
Haxhiu: Një nga sondazhet që thatë janë të manipuluar është edhe i imi. Në historinë time të sondazheve s’kam gabuar asnjë.
Basha: Edhe këtu nuk je i saktë.
Haxhiu: Ma thuaj një që kam gabuar.
Basha: Disa.
Haxhiu: Ma kujto.
Basha: Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët strategjik kryesorë të kryeministrit. Është e qartë se shqiptarët presin vetëm një gjë, ndryshimin. Të ftoj që të votosh për mua.
Diskutime rreth kësaj post