Një incident është regjistruar këtë premte në brigjet detare Turqi-Qipro. Sipas mediave greke, anija e Rojës Bregdetare të Qipros u detyrua të linte një zonë ku po patrullonte pas të shtënave me armë. Zona ku ndodhi incidenti është rruga detare e përdorur nga trafikantët për të transportuar emigrantë të paligjshëm në zonat e lira të Qipros, pranë brigjeve të Turqisë.
Sipas policisë greke, anija greke me 3 anëtarë ekuipazhi po kryente kontrollin rreth orës 03:00 të mëngjesit në kuadër të migracionit ilegal në zonë.
“Rreth 11 milje detare larg nga kufiri, anijes iu afrua një anije turke e rojes bregdetare me qëllime agresive. Në një moment, roja bregdetare turke u kthye dhe qëlloi në një mënyrë paralajmëruese, ndërkohë që qipriotët grekë ishin kthyer prapa për në Kato Pyrgos që të evitonin ndonjë incident”.-u shpreh ai.
Nuk raportohet për viktima apo të plagosur, megjithatë tensioni është i lartë në ishullin e ndarë prej më shumë se katër dekadash pasi turqit mësynë Qipron në vitin 1974.
Kryekëshilltari i Kato Pyrgos, Nicos Kleanthous e cilësoi incidentin e ndodhur si një “provokim serioz”. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë u shpreh se nuk kishte ndonjë shkelje nga ana e marinës greke pasi ndodhej 11 milje brenda zonës së lejuar.
“Nuk ka justifikim për këtë sjellje të anijes turke. Policia e marinës thjesht po kryente një kontroll rutinë”, tha ai ndërsa shtoi se po mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm të çështjes për t’ia paraqitur atë Kombeve të Bashkuara.
Diskutime rreth kësaj post