Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka përshëndetur operacionin e SPAK për arrestimin e 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët abuzuan me tenderin prej 28 milion euro për uniformat e policisë.
Gjatë një interviste televizive, Malaj u shpreh se është e pamundur që një punonjës i administratës, të luajë gurët e rëndë për një tender me vlerë të tillë.
Ndër të tjera, Malaj tha se goditja për ekonominë e vendit është tepër e madhe.
“Në rastin konkret duhet përshëndetur ajo që bën SPAK, por duhet të dallojmë diçka shumë thelbësore. Gjithë ideja nga arrestimet duket sikur në majën e këtij korrupsioni kaq të madh janë thjesht punonjësit e administratës. Nga përvoja e gjatë, edhe para viteve ’90 dhe pas viteve ’90 është e pamundur që një punonjës i administratës të marrë përsipër të luajë gurët e rëndë të një tenderi 28 mln euro. Por këta punonjës që me vetëdije kanë shkelur procedurat, e kanë bërë dëmin e tyre dhe do të shkojnë në një proces dënimi penal. Sa, unë nuk jam dakord me atë që thuhet pse merreni me peshqit e vegjël dhe nuk merreni me peshkaqenët. Pasojat më të mëdha, po ta shikoni dhe tani, dhe me iniciativën e SHBA-ve, por edhe me iniciativën e BE, korrupsioni dhe kapja e shtetit para së gjithash godet ekonominë. Kur nuk ka garë, ku dihet gjithmonë që garën do ta fitojë ai që ka korruptuar shtetin, bie interesi i biznesit.”, tha Malaj.
Diskutime rreth kësaj post