Edhe mëngjesi i sotëm nuk ka shënuar ndonjë ndryshim të madh të vlerave termike, por mesdita do të pësojë një rritje të temperaturave. 15 gradë është vlera më e ulët në zonat malore, ndërsa vlera maksimale është 34 gradë celcius në zonat malore. 19-37 gradë luhaten temperaturat nga mëngjesi në mesditë në shtrirjen perëndimore dhe vijën bregdetare.
Era do të jetë me drejtim perëndimor, veri-perëndimor gjatë gjithë ditës së sotme me një shpejtësi që gjatë medistës dhe pjesërisht pasdite do të arrijë 50 km/orë. Ky parametër është mjaft problematik për situatën e zjarreve në të cilën ndodhemi.
Meteorogloia Tanja Porja ben me dije se në 3 ditët e ardhshme ne do të kemi pak a shumë të njëtën tablo sinoptike ku kthjellimet mbizotërojnë pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat shfaqen të lokalizuara kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.
Përsa i përket vlerave termike kemi një rritje të lehtë dhe graduale si në orët e mëngjesit ashu edhe në mesditë. Nga e mërkura deri të premten, presim minimalen nga 15 °C që do të jetë mëngjesi më i freskët, deri në 40 °C maksimumi ditën e premte. Por gjatë fundjavës pritet që temperaturat të rriten dhe të arrijnë mbi 40 gradë celcius.
Diskutime rreth kësaj post