Zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë vënë në vështirësi fermerët në fshatin Sheqeras të Korçës.
Përveç kashtës që përdorin për bagëtitë, ditën e sotme janë djegur edhe rreth 6 dynym jonxhë dhe një parcelë me kumbulla.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe grupet e emergjencave janë në terren për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit në mënyrë që mos vijojë përhapja në parcelat e tjera.
Deri tani nuk ka asnjë person të identifikuar për këto zjarre, të cilat dyshohen se janë të qëllimshme.
Diskutime rreth kësaj post