Moti për orët në vazhdim dhe ditën e nesërme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ulen sërish temperaturat, duke shkuar drejt zeros. Do të ketë reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.
Më poshtë keni parashikimin e motit për sot pasdite dhe nesër.
Dita sot ka është karakterizuar nga mot me vranësira e reshje të dobëta shiu e bore në lartësinë mbi 800 metra në Verilindje-Lindje dhe Juglindje të vendit.
Në orët në vijim pritet që të dominojnë kthjellimet.
Mesdita sot nuk i kaloi 7 ºC në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta e bregdet termometri regjistroi vlerën 17 ºC.
Dita e enjte parashikohet të nisë me kthjellime, por gradualisht pas mesdite vranësirat do të vinë në dendësim.
Reshje shiu do të bëhen prezentë fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët, dhe në orët e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek.
Në fushën termike pritet një rënie në vlerat e mëngjesit më konkretisht:
zonat malore 0ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta 5ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 6ºC deri në 17ºC
Diskutime rreth kësaj post