Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë vlerat maksimale në zonat bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e diela parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.
Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.
Diskutime rreth kësaj post