Shqipëria
Mbeten temperaturat e larta prezente edhe të shtunën duke bërë që të jenë disa gradë mbi vlerat normale në orët e mesditës, moti do të jetë në ndikimin e kthjellimeve gjatë paradites.
Sipas Meteoalb, pas mesdite do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore, por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta të cilat po bëjnë që termometri të ngjitet në orët e mesditës në 36°C.
Ndërsa kushtet e motit do të vijojnë të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave më të dukshme këto në orët e pasdites.
Maqedonia e Veriut
Deri në orët e mesditës pothuajse gjithë territori i MV do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.
Por pas mesdite pritet që në vend të ketë herë pas here shfaqje të vranësirave të lehta.
Po ashtu dhe në MV do të ketë temperatura shumë më të larta se vlerat normale për Korrikun.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në Gadishullin Iberik dhe në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për rrebeshe shiu, PARAQITET pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Vendet Nordike.
Diskutime rreth kësaj post