Zyra e motit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Britania ka thyer rekordin e saj për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, kur arriti në 40 gradë celsius.
Temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Britani ishte rreth 39 gradë celcius, një rekord i vendosur në vitin 2019. Britania është përfshirë nga një valë të nxehti që ka përshkuar Evropën kontinentale gjatë javës së kaluar. Kryeministri i dorëhequr britanik, Boris Johnson e përdori takimin e fundit kur ai drejton kabinetin qeveritar për të folur për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Udhëtimi, kujdesi shëndetësor dhe shkollat po përballen me ndërprerje në Britaninë e Madhe duke konfirmuar se vendi është i papërgatitur të përballet me temperatura të larta.
Disa pjesë të Anglisë janë të shënjuara me alarm “të kuq”, një paralajmërim për nxehtësinë ekstreme që paraqet rrezik për sëmundje të rënda dhe madje si shkaktar i vdekjes edhe tek njerëzit e shëndetshëm.
Jo pak londinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra për t’u freskuar, disa madje duke iu kthyer vendeve të punës.
Diskutime rreth kësaj post