Banorët e fshatit Zhamë të Lushnjes, po përballen me një situatë aspak të mirë ku prej 3 dekadash ata ndihen të braktisur e të lënë në harresë nga qeveritë.
Më kryesore për ta është mungesa e ujit të pijshëm.
Në një kohë kur temperaturat shënojnë rreth 40 gradë Celsius, banorëve të fshatit Zhamë duhet të përballen me mungesën e ujit.
3 mijë banorët e këtij fshati ndihen të braktisur, pasi prej vitesh nuk gjejnë zgjidhje me ujin, të cilin e kanë vetëm një orë në dispozicion.
“Ujë të pijshëm nuk ka zona jonë, I plotësojmë nevojat me puse private. Ka 1 vit që është projekti, tjerat nuk e di. Urdhëro nëpër kanale, nëpër dreq nëpër shejtan.Problemin kryesor e kemi me pisllëqet, lekët e ujit i paguaj çdo muaj. Jemi të detyruar të blejmë ujin. Pse mos të marrim ujë nga depozita që furnizon Cermën”, u shpreh një banor.
Edhe pse nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët kanë trokitur në dyert e bashkisë Lushnje, duket se ankesat janë në vesh të shurdhët pasi prej vitesh nuk kanë asnjë zgjidhje.
“Ky problemi jonë nuk është zgjidhur, e gjithë puna për 2 km tub”, tha një banor.
Diskutime rreth kësaj post