Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim ku tha se televizionet shqiptare paguhen nga paratë ruse.
Ngjela deklaroi se kishte dijeni për situatën, ku sipas tij, SHBA-të nuk mund të flasin me emra, çka do të ishte gjë e mirë, por shtoi se kjo është detyrë e drejtësisë dhe organeve të shtetit shqiptar.
‘Politika nuk para futet në emra. Këtë duhet ta zgjidhë pushteti gjyqësor dhe SHIK, apo qeveri, sepse amerikanët nuk flasin me emra. Unë e dija dhe u kamë thënë se janë disa stacione që paguhen nga rusët. Ajo nuk mund ta denoncojë, por e bëri do të na ndihmonte.
Tërheqja e njërës nga akuzat e Hagës është ligjore. Fakti që janë në një gjykatë ndërkombëtare ka drejtësi. Nëse do të ecet në këtë formë dhe shenjat janë kështu, ndërsa aty kanë shkuar të gjithë krerët e UÇK-së, çka tregon se ka lëvizur diçka aty. Nuk mund të flasim dot për akuzat e gjyqit sidomos në një gjykatë ndërkombëtare. Nuk ka qenë kaq e fortë Shqipëria në Ballkan se sa është sot. Kemi qenë shumë të dobët dhe na ka grabitur nga territoret.”-shprehet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post