Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të njihet me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit sot në orën 13:00. Vendimi ishte parashikuar të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.
Për këtë nuk pati asnjë koment nga ish- ministri, i cili hyri i buzëqeshur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.
Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove.
Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.
Diskutime rreth kësaj post