Telefoni që mund të lahet me sapun!
Telefoni japonez Digno Rafre është një smartphone që mund të pastohet në mënyra shumë të lehtë – nën rubinetë me sapun.
Ai është i prodhuar në bashkëpunim me operatorin KDDI dhe Kyocera, prodhuesit të cilët tashmë kanë një gamë të gjerë të pajisjeve rezistente ndaj ujit, ajo që duhet të theksohet se kjo është një modë kryesore për tregun japonez.
Telefoni mund të lahet me ujë të nxehtë (43 gradë) dhe sapun. Kjo jo vetëm që e ndihmon për të mbajtur telefonin tuaj të përkryer dhe të pastër, kjo gjithashtu do të thotë se ju mund të përdorni atë edhe në banjo, transmeton TetovaSot.
Për më tepër, Digno Rafre ka ekran me prekje me teknologji të veçantë që lejon të përdornin edhe me duar të lagura.
Ekrani ka një rezolucion HD prej 5 inç, procesor ka katër bërthama, me 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen të të dhënave.
Kamera e pasme e saj është me 13 Megapixels dhe bateri 3.000 mAh
Diskutime rreth kësaj post