Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 31-vjeç gazetarja Adelajda Xhamani.
Deri më tani thuhet se Adela ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, e gjendur e vetme në shtëpinë e saj.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Adela pak para se të ndërronte jetë ka telefonuar shoqen e saj dhe i ka thënë se nuk po mbushej dot me frymë.
Pas kësaj telefonate, mikja e saj ka lajmëruar ambulancën dhe më pas familjarët e saj, por edhe pse është transportuar në QSUT, ajo ka qenë pa ndjenja.
Policia ka marrë në pyetje shoqen me të cilën Adela ka pasur komunikimin e fundit, ku veç fjalëve të saj se nuk ndihej mirë dhe nuk mbushej dot me frymë, ajo ka treguar se Adela vuante nga epilepsia.
Diskutime rreth kësaj post