Në seancën plenare që u mbjat ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë janë formuar 4 Grupe Parlamentar, por LSI duke qenë se ka pasur vetëm 4 deputetë, nuk është përfshirë në asnjë grup.
Ndërkohë, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që anëtarët e Komisioneve të mos votoheshin ditën e sotme, ku dhe ka kërkuar që këto Komisione të përfshiheshin edhe deputetët e LSI-së, pasi këta të fundit të bënin propozimet e tyre.
Kreu i PD, Lulzim Basha është përplasur me Taulant Balla, pasi ky i fundit kërkoi që ditën e sotme të trajtoheshin vetëm disa nga pikat e agjendës së seancës parlamentare.
Teksa Basha i fliste me tone të ashpra Ballës duke i thënë madje ‘Mos na bëj dërr dërr’, Balla i përgjigjet duke i kërkuar ‘miqësisht që emocionet t’i linim jashtë kësaj salle.’
Mirëpo pikërisht gjatë kësaj përplasje ka nddërhyrë Rama, i cili e porosit Ballën të mos merret me Bashën .“Mos u merr me atë!”
Diskutime rreth kësaj post